Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U rikthye te Lazio edhe pa Europë, Sarri: Është çështje dashurie

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye te Lazio edhe pa Europë, Sarri: Është
Elseid Hysaj - Maurizio Sarri

Sezonin që lamë pas, Lazio nuk arriti dot të shkojë në Kupat e Europës duke mbetur poshtë në renditjen e Serie A. Tekniku Maurizio Sarri u rikthye në kampin kryeqytetas për të marrë sërish drejtimin e bardhekaltërve.

Në një intervistë së fundmi, 66-vjeçari është shprehur se u rikthye për dashurinë që ka për klubin. “Është çështje dashurie, nëse e mendoj qartë nga një këndvështrim thjesht material, mundësia për të bërë më mirë se vendi i dytë që arritëm në ciklin e mëparshëm nuk është e madhe.

Por është çështje dashurie, është një mjedis ku i dua të gjithë. Po kthehem me të njëjtën frymë si më parë, patjetër që do të debatoj për tregun e transferimeve, këto janë të gjitha gjëra që i di dhe nuk po vij atje për t’u vendosur.

Fatkeqësisht, pozicioni i Lazios në tabelë nuk na lejon të jemi në Europë. Por qëllimi është të kthehemi. Jemi të lumtur që kemi kohë për t’u stërvitur, por edhe që jemi në Europë”, u shpreh Sarri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga