Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tudor nuk ka më dyshime, Edon Zhegrova “shpërblehet” nga trajneri i Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
Tudor nuk ka më dyshime, Edon Zhegrova “shpërblehet” nga
Edon Zhegrova

Juventusi do të kërkojë të rikthehet tek fitorja në kampionat pas atij barazimi të hidhur me Veronën javën e kaluar. Bardhezinjtë do të presin ditën e nesërme Atalantën në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Serie A.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Igor Tudor është thuajse gati për të vendosur formacionin titullar për këtë takim. Një ditë përpara kësaj sfide me Atalantën, një lajm i madh është bërë i ditur nga mediat italiane.

Edon Zhegrova thuhet se ka fituar balotazhin me Francisco Conceicaon dhe me shumë gjasa do të bëjë paraqitjen e parë si titullar për Juventusin. Së bashku me të në sulm priten të jenë Kenan Yildiz dhe Jonathan David, me të cilin pritet të krijojnë dyshen e “frikshme” të ngjashme si te Lille.

 

Poll

Lexo gjithashtu