
Rasmus Hojlund
Pavarësisht se u afrua Jonathan David me parametra zero, Juventusi do të transferojë edhe një qendër sulmues tjetër. Dusan Vlahovic pritet të largohet nga bardhezinjtë pasi nuk është në planet e klubit.
Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” po negocion me Paris Saint-Germain për Kolo Muani, por këta të fundit duan ta shesin përgjithmonë sulmuesin. Tashmë Juventusi ka shkruar një emër të një tjetër sulmuesi në listën e lojtarëve që kërkojnë.
Rasmus Hojlund mund të jetë lëvizja e radhës e bardhezinjve në merkaton e verës. Sulmuesi i Manchester United mbetet plani B i Juventusit nëse nuk do të nënshkruajnë me Kolo Muanin.
Poll