
Igor Tudor & Cristain Chivu
Java e tretë e Serie A, do të sjellë një përballje spektakolare mes Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë do të presin zikaltrit në Torino në orën 18:00 të mesditës për të zhvilluar Derbin e Italisë.
Si Igor Tudor, por ashtu dhe Cristian Chivu, do të drejtojnë për herë të parë ekipet e Juventusit dhe Interit në një derbi. Por hera e fundit që të dy kanë drejtuar një ekip, tekniku i zikaltërve ka buzëqeshur.
Më 23 prill të këtij viti, Parma nën drejtimin e Cristian Chivu mori një fitore me shifrat 1-0 ndaj Juventusit të Tudor. Kjo është e vetmja humbje që tekniku kroat regjistron në Serie A si trajner i “Zonjës së Vjetër”.
Poll