Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Trajneri Grosso tepër i kënaqur me portierin shqiptar: Një portier që e njihja

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Grosso tepër i kënaqur me portierin shqiptar: Një
Aro Muriç

Arijanet Muric u bë menjëherë një titullar i padiskutueshëm për Sassuolon që nga huazimi i tij në verë. Trajneri Fabio Grosso i ka besuar portierit të përfaqësueses së Kosovës.

Këtë pritet ta bëjë edhe nesër ku Sassuolo do të përballet me Veronën në transfertë. Në prag të kësaj sfide, Grosso ka dalë në konferencë për shtyp ku ka thënë fjalë tepër të mira për shqiptarin.

“Muric është një portier që e njihja. Ai kishte një të kaluar të re dhe të talentuar, ku ka treguar premtime të mëdha. Megjithatë, disa pengesa e penguan të tregonte potencialin e tij.

Ne besuam tek ai dhe së bashku me tre portierët e tjerë shumë të mirë, Muric po përpiqet të arrijë potencialin e tij. Ka shumë vend për përmirësim, por jemi shumë të kënaqur me performancat e tij”, u shpreh Grosso.

Poll

Lexo gjithashtu