Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tragjedi/ Vdes në Itali futbollisti shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedi/ Vdes në Itali futbollisti shqiptar
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në San Severino Marche, ku Amarildo Dedja, i cili prej vitesh jetonte në qytetin e Settempedana humbi jetën pasi u rrëzua nga skela e një pallati.

Tragjedi/ Vdes në Itali futbollisti shqiptar
Amarildo Dedja

Fatkeqësisht 30-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra. Pavarësisht që shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ishte e pamundur që të shpëtonin të riun.

30-vjeçari kishte një kompani të vogël ndërtimi dhe jetonte në Settempedana me familjen e tij. Gjithashtu, mësohet se Dedja ishte edhe futbollist, në fakt luante në liga amatore si mesfushor.

Ai ishte aktualisht një lojtar për Ruggero Mancini të Pioraco dhe kishte luajtur më parë për Tolentino, Potenza Picena, Camerino, Settempeda dhe Folgore Castelraimondo.

Poll

Lexo gjithashtu