
Marcus Thuram
Interi mbetet ende në ankth për të mësuar nëse do të ketë të disponueshëm në finale të Superkupës Marcus Thuramin. Sulmuesi francez u zëvendësua pa nisur pjesa e dytë në sfidën ndaj Atalantës dy ditë më parë për shkak të një shqetësimi.
Thuram i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjeksore në Riyad, të cilat lanë në dukje se sulmuesi nuk është i rikuperuar. Me shumë gjasa, ai do ta shikojë finalen ndaj Milanit nga tribuna si spektator, ndoshta ka ende një shpresë që Inzaghi ta ketë të disponueshëm, kjo varet nga qëndrueshmëria e tij.
Në njoftimin e klubit zikaltër në faqen e tyre zyrtare, bëhet e ditur se situata e sulmuesit francez do të vlerësohet dhe nesër kur do të jepet vendimi final për të.
Poll