Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Theo Hernandez bën “dramën” e madhe, gati transferimi i francezit te rivali i Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Theo Hernandez bën “dramën” e madhe, gati transferimi i
Theo Hernandez

Sezoni i dështuar i Milanit pritet të sjellë edhe shumë largime nga organika e skuadrës kuqezi. Një prej të sakrifikuarve mund të jetë edhe Theo Hernandez, që mund t’i japë lamtumirën “djallit” pas 6 vitesh.

Prej ditësh është raportuar se mbrojtësi francez i është vetofruar Real Madridit, por gjithçka u përgënjeshtrua. Por kjo nuk e mohon faktin e një largimi të sigurt të 27-vjeçarit nga kuqezinjtë.

Siç raportojnë mediat italiane, tashmë Theo Hernandez është pranë një kalimi të mundshëm te Juventusi. Bëhet me dije se bardhezinjtë kanë bërë një ofertë për mbrojtësin.

Në rast se do të shitej Andrea Cambiaso në merkaton e verës, Juventusi me shumë gjasa do të vishte Theo Hernandezin me ngjyrat bardhezi.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga