Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Thellohet skandali “Rocchi” në Serie A, reagon i alarmuar presidenti i Interit, Marotta: E kemi mësuar në media, habitem pse përmendemi   

Shkruar nga NEWSPORT
Thellohet skandali “Rocchi” në Serie A, reagon i alarmuar
Gianluca Rocchi

“Skandali Rocchi” po merr përmsas të mëdha pas çdo dite që kalon, duke “tronditur” jo vetëm Serie A, por gjithë Evropën e më gjerë. “Meseleja” e gjithçkaje përkon me ish-shefi i arbitrave në elitën e futbollit italian Gianluca Rocchi, tashmë i pezulluar nga detyra.

Arsyeja e kësaj “grope” të thellë, ka të bëjë me trukimin e ndeshjeve përmes arbitrave, sistemit VAR apo favorizimin në vendime “pro” klubeve të caktuara.

Një ndër ekipet kryesore që aludohet për ndikim është Interi, fjala është për sezonin 2024-2025. Presidenti i klubit zikaltër Giuseppe Marotta, ka folur për herë të parë në lidhje ndaj kësaj teme, madje i alarmuar:

“Sezonin e kaluar, jo për t’u ankuar, por është fakt që ne jemi dëmtuar dhe vetë arbitrat e kanë pranuar, siç ishte penalltia në Inter-Roma. Gjithçka për këtë çështje e kemi mësuar nga mediat dhe habitemi pse përmendet emri i Interit.

Siguroj tifozët ziklatër që të rrinë të qetë, kemi vepruar me drejtësi dhe synimi i vetëm tani është të çojmë titullin në shtëpi. Inter nuk është i përfshirë në një situatë të tillë dhe nuk do të jetë në të ardhmen".

Poll

Lexo gjithashtu