Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Te Zvicra vënë “duart në kokë” para duelit me Kosovën, trajneri konfirmon dëmtimin e futbollistit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Te Zvicra vënë “duart në kokë” para duelit
Granit Xhaka - Ardon Jashari

Ardon Jashari është dëmtuar gjatë një séance stërvitore te skuadra e Milan. Diçka të tillë e ka konfirmuar Massimiliano Allegri.

Timonieri i Milan ka theksuar se futbollisti me origjinë shqiptare ka pësuar një dëmtim gjatë një përplasjeje me Gimenez. Kjo bën që mesfushori të mos jetë i gatshëm për trajnerin në sfidën që Milan do të luajë ndaj Leçres. Duel i parashikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme në orën 20:45.

"Ardon Jashari? Ai është një lojtar i fortë dhe premtues. Fatkeqësisht, ai u lëndua këtë mëngjes pas një përplasjeje me Gimenez dhe nuk do të jetë i disponueshëm kundër Leçes. Mendoj se është një mesfushor mbrojtës, ose mund të luajë në një mesfushë me dy lojtarë", ka theksuar Allegri. 

Ndërkohë ky dëmtim “alarmon” edhe Zvicrës, pasi siç dihet Jashari është një nga të përzgjedhurit e Murat Yakim për duelin me Kosovën dhe Slloveninë. Sfida këto që do të luhet më 5 dhe 8 shtator dhe janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

 

Poll

Lexo gjithashtu