
Igli Tare - Ardon Jashari
Ditën e djeshme, Milani përforcoi mesfushën me transferimin falas të Luka Modricit, i cili ka sjellë kualitet të jashtëzakonshëm te kuqezinjtë. Por “Djalli” nuk do të mjaftohet vetëm me ardhjen e veteranit kroat në ekip.
Milani prej kohësh kërkon të firmosë me Ardon Jasharin, por këmbëngulja e Club Brugge për ta mbajtur shqiptarin në ekip i ka vështirësuar negociatat. Një lajm jo i mirë ka shkuar në ambientet e italianëve pak më parë.
Siç raportojnë mediat italiane, Ardon Jashari është paraqitur ditën e sotme në qendrën stërvitore te Club Brugge. Kjo ka sjellë tjetër pesimizëm në kampin e Milanit që kërkon me çdo kusht shqiptarin.
Poll