Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tek Milani janë në ankth, rikthimi i yllit të ekipit rrezikohet për sfidën ndaj Bolognas

Shkruar nga NEWSPORT
Tek Milani janë në ankth, rikthimi i yllit të ekipit rrezikohet
Dëmtimi i Leaos

Milani do të rikthehet në fushën e lojës të dielën në mbrëmje për t’u përballur me Bolognën në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Serie A. Në kampin kuqezi vijojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e Rafael Leaos.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim në sfidën ndaj Barit në Kupën e Italisë përpara nisjes së kampionatit. Sfida e së dielës është tepër e rëndësishme për Milanin, të cilët do të kërkojnë me çdo kusht sulmuesin portugez në fushë.

Por siç raportojnë mediat italiane, Leao nuk ka dhënë sinjale rikthimi duke vazhduar të ketë probleme në pulpë. Thuhet se 26-vjeçari nuk do të rrezikohet në sfidën e së dielës.

Synimi i tij është të rikthehet më 20 shtator, ku Milani do të përballet me Udinesen në transfertë. Rikujtojmë se Leao ende nuk ka luajtur për këtë sezon me kuqezinjtë në Serie A.

Poll

Lexo gjithashtu