
Pas aventurës 1-vjeçare në Arabinë Saudite ku drejtoi Al Nassr, Stefano Pioli është rikthyer në Serie A. Një vit pas largimit nga stoli i Milanit, tekniku 59-vjeçar u rikthye në kombin e tij për të marrë drejtimin e Fiorentinës.
Ditën e sotme, Stefano Pioli doli në konferencë për shtyp për mediat duke u prezantuar si trajneri i “Vjollcëve”. “Kam nevojë dhe dua të ndihem si trajneri më i mirë i mundshëm për Fiorentinën në këtë moment. Çdo përvojë që kam pasur deri më tani më ka sjellë në nivelin më të lartë të karrierës sime.
E marr këtë rol me vetëdije dhe përgjegjësi, e ndiej Firencen brenda meje. Jjetoj shumë me emocionet e mia dhe nuk kisha dyshime për zgjedhjen e Fiorentinës. Në kokën time, ekziston një Fiore cilësore. Kam parë disa gjëta të bukura ditët e fundit, entuziazëm dhe dëshirë për të punuar.
Do të jemi një stil të qartë loje. Qëllimi është të synojmë majën, të ngremë standardin, nuk e di se sa larg mund të shkojmë. Do përpiqemi për të fituar një trofe dhe për t’u rikthyer në Champions League.”
Për Moise Kean? “Kam folur me të kohët e fundit, por nuk e di nëse kam ndikuar në vendimin e tij për të qëndruar. Ai është shumë mirënjohës ndaj Firences. Në ditët e fundit, e kam parë të qetë dhe të etur për të punuar. Moise është një lojtar shumë i fortë”, u shpreh Pioli.