
Lazio dhe Inter do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 16-të të Serie A. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës, nis në orën 20:45.
Një ndeshje që pritet të jetë plot spektakël duke marrë parasysh dhe formën që ekipet po kalojnë. Kristjan Asllani dhe zikaltërit , por edhe lacialët kërkojnë 3 pikët për të blinduar vendin e 3-të.
Por mesfushori shqiptar, sipas mediave italiane nuk do të jetë titullar në këtë sfidë. Asllani e ka shumë të vështirë t’i marrë vendin turkut Hakan Calhangolu, teksa Inzaghi pritet ta lërë përsëri në stol.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Lazio (4-2-3-1): Provedel; Marusic, Patric, Gila, Tavares; Guendouzi, Rovella; Isaksen, Pedro, Zaccagni; Noslin.
Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro M., Thuram.