Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shtohet skandali në Itali, Bastoni flet “shkoqur”: E ekzagjërova kontaktin, e rëndësishme ta pranosh

Shkruar nga NEWSPORT
Shtohet skandali në Itali, Bastoni flet “shkoqur”: E
Inter - Juventus

Fitorja e Interit kundër Juventusit 3 – 2, ende “zien” jo vetëm në Itali. Vendimi i arbitrit La Penna për të ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë Kalulun (minuta e 42-të), e përkthyer me të kuq, prishi të gjitha ekuilibrat, duke u kthyer në “mollë sherri”.

Bastoni, protagonist në kontaktin e papërfillshëm me Kalulu, ka folur për “Sky”, duke u treguar i vërtetë, sikurse thelluar skandalin e gjykimit në këtë përballje:

“E ekzagjërova kontaktin, e pranoj. Ajo që më zhgënjeu ishte reagimi im më pas. Të gjithë bëjnë gabime, gjëja e duhur është t’i pranosh ato”. Liga italiane mori vendimin që arbitri La Penna të përjashtohet për një javë nga arbitrimi.       

Poll

Lexo gjithashtu