Juventusi ka nisur të mendojë për merkaton e verës. Kështu drejtuesit kanë “piketuar” lojtarët e dëshiruar, të cilët i kanë bërë pjesë të listës së transferimeve për sezonin e ri.
Njëri prej tyre është Ederson, i cili është kthyer në prioritetin e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”. Kjo lëvizje mund t’i kushtojë arkës së klubit rreth 40 milionë euro.
Fakti që kontrata e brazilianit i përfundon në qershor të 2027 dhe mes palëve nuk është në plan rinovimi, bën që te Juve të besojnë për transferimin e tij. Mesfushori hyn në vitin e fundit dhe në këto kushte klubi bergamask nuk do të nguronte ta shiste për të përfituar financiarisht.
Gjithsesi muaj të tërë janë para dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet kjo pistë. Kjo pasi për të përveç Juves ka interes edhe nga ekipet të tjera.
