Kristjan Asllani - Ardian Ismajli
Serie A do të luajë ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 17-të të kampionatit. Duele të luftuara janë në program, ku në fushë do të zbresin edhe ekipet e futbollistëve shqiptarë.
Sfidat do të nisin që në orën 12:30 me Parma – Fiorentina, për të vazhduar me pas në orën 15:00, ku do të luhen 2 përballje.
Leçe e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishit do të luajnë ndaj Como, ndërsa paralelisht në fushë do të marrin vëmendjen edhe Kristjan Asllani e Ardian Ismajli, ku Torino sfidon Cagliarin.
Nga krahu tjetër në orën 18:00 përballen Udinese – Lazio dhe në orën 20:45 sfidohen Pisa – Juventus.
Poll
