Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Para disa vitesh shok skuadre me Messin dhe CR7-ën, Boca Juniors “ëndrron” transferimin e yllit të kryeqytetasve

Shkruar nga NEWSPORT
Para disa vitesh shok skuadre me Messin dhe CR7-ën, Boca Juniors
Argjentina

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala ka hyrë në sezonin e fundit të kontratës me ekipin e Romës dhe zërta për të ardhmen kanë filluar të “ndizen”. Klubi i Boca Juniors është shfaqur në horizont, teksa “ëndrron” një transferim të tillë.

Më tej, thuhet se skuadra argjentinase ka filluar kontaktet me 32-vjeçarin. Sipas gazetarit sportiv të mirënjohur Fabrizio Romano, prioriteti i Dybalës është qëndrimi te Roma deri në verë dhe më pas do vendos i qetë për të ardhmen.

Vlen të përmendet se Paulo Dybala mund të quhet me shumë fat në futboll, pasi ka luajtur me Messin te Argjentina dhe Cristiano Ronaldon te Juventusi, po ashtu ka fituar Kupën e Botës me “Albiçelestët” nga stoli.     

Poll

Lexo gjithashtu