Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

“Sezoni nuk ka përfunduar”, Conceicao premton pas humbjes me Torinon: Do të punoj ditë e natë për të arritur vendin e katërt

Shkruar nga NEWSPORT
“Sezoni nuk ka përfunduar”, Conceicao premton pas humbjes me
Sergio Conceicao

Milan mori një humbje të papritur në shtëpi mbrëmjen e djeshme përballë Torinos në transfertë. Sfida përfundoi me rezultatin 2-1 për këta të fundit, teksa për kuqezinjtë bëhet i vështirë misioni Champions.

Megjithatë, pas përfundimit të sfidës trajneri i “Djallit”, Sergio Conceicao ka folur hapur. AI është shprehur se sezoni ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se do të punojë ditë e natë për të arritur vendin e katërt.

“Dua t’ju them diçka vërtetë me zemër. Nuk ka përfunduar sezoni. Ne jemi këtu për të arritur në vendin e katërt. Do të jem në Milanelo për të punuar ditë dhe natë. Nuk më intereson asgjë, do të punoj çdo orë për vendin e katërt”, është shprehur Conceicao.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7