
Maignan & Leao
Një sezon pa një kompeticion europian, mund t’i vështirësojë tepër gjërat në kampin e Milanit. Një prej shqetësimeve më të mëdha ka nisur që tashmë me njërin prej titullarëve.
Është Mike Maignan që nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në Milano për sezonin e ardhshëm. Siç raporton “La Repubblica”, kontrata e portierit 29-vjeçar me kuqezinjtë është ende e parinovuar.
Ka gjasa që Mike Maignan t’i japë lamtumirën Milanit në merkaton e verës nëse nuk rinovon me ta. Kontrata aktuale e portierit të Francës me “djallin” skadon vitin e ardhshëm, dhe për këtë Milani mund ta shesë për një çmim jo shumë të lartë.