
Maurizio Sarri
Maurizio Sarri është i papunë që prej 13 marsit të këtij viti kur ndau rrugët me ekipin e Lazios. Trajneri italian e ka të ardhmen e pasigurt, teksa së fundmi mësohet se ka patur dy oferta.
Spartaku i Moskës është ekipi i parë që i ka bërë ofertë zyrtare Sarrit, por ky i fundit e ka refuzuar. Sipas mediave ruse, oferta e Spartakut të Moskës është refuzuar për shkak se Sarrit i është ofruar të drejtojë një ekip italian.
Nga Rusia raportohet se është Milani ekipi që ka interes për teknikun 65 vjeçar. Në verë pritet që Stefano Pioli të largohet dhe drejtuesit e ‘kuqezinjve’ shohin Sarrin si idealin për pankinën e tyre.
Poll