Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ramadani titullar dhe Berisha merr minuta, Lecce kalon sfidën e parë në Coppa Italia

Shkruar nga NEWSPORT
Ramadani titullar dhe Berisha merr minuta, Lecce kalon sfidën e parë
Medon Berisha dhe Ylber Ramadani ©Lecce

Lecce ka triumfuar ditën e sotme në ndeshjen përballë Mantova. Sfida e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Coppa Italia, përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës së Lecces.

Për këta të fundit golat u shënuan nga Gaspar dhe Krstovic, ndërsa për Mantovan, rrugën e rrjetës e gjeti Bragantini në minutën e 73-të të ndeshjes. Por, ky gol nuk mjaftoi.

Në krahun tjetër, Ylber Ramadani ishte titullar në këtë ndeshje për Leccen, duke luajtur deri në fund. Gjithashtu, minuta kishte edhe për mesfushorin tjetër të Kombëtares, Medon Berishën i cili u fut në lojë në minutën e 60-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga