Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Njeriu i momentit tek Milan, Pulisic i irrituar me trajnerin për shkak të zëvendësimit

Shkruar nga NEWSPORT
Njeriu i momentit tek Milan, Pulisic i irrituar me trajnerin për shkak
Christian Pulisic

Christian Pulisic është parë të dalë i zemëruar dje nga fusha e lojës, në takimin përballë Fiorentinës. Ai u vlerësua me notën 7.5 në ndeshje duke performuar mirë mbi të gjitha.

Amerikani shënoi golin e vetëm për Milanin duke vazhduar ecurinë e mirë që ka gjetur me rrjetën. Deri tani ka arritur të shënojë 4 gola në Serie A dhe golin e vetëm të Milanit në Champions kundër Liverpool.

All - Paragraf - 3

Dje ka rënë në sy fakti se pavarësisht minutazhit të madh, Pulisic është inatosur me trajnerin për arsye të zëvendësimit me Chukwueze në minutën e 82'-të. Sulmuesi amerikan është parë shumë i irrituar dhe kjo ngjallë dyshime për “krisje” të marrëdhënies me trajnerin Fonseca.

Vetë trajneri i Milanit, i pyetur mbi këtë çështje pas përfundimit të takimit ka theksuar: “Zëvendësimi i Leaos ishte zgjidhja ime sepse doja më shumë thellësi në sulm. Sa i përket Pulisic u detyrova t’a zëvendësoja nga frika mos dëmtohej. Ai ka shfaqur probleme me tendinat e përkuljes në stërvitje gjatë javës”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga