Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pritet titullar ndaj Udineses, Luciano Spalletti për Edon Zhegrovën: Mund të shpërthejë në çdo moment, ka talent

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet titullar ndaj Udineses, Luciano Spalletti për Edon Zhegrovën:
Luciano Spalletti - Edon Zhegrova/ Fotomontazh

Juventusi ditën e sotme do të luajë ndaj Udineses, takim i cili është i vlefshëm për Kupën e Italisë. Përballje kjo që do të startojë në orën 21:00.

Në këtë sfidë nga minuta e parë pritet të startojë Edon Zhegrova, me talentin e Kosovës që do të ketë shansin e artë për të treguar gjithë potencialin e tij dhe për të bindur Luciano Spellettin që t’i besojë një vend në formacion.

Në lidhje me shqiptarin ka folur Spalletti. Timonieri italian ka theksuar se aktualisht Zhegrova vjen nga një dëmtim, por si futbollist ka shumë talent dhe nga momenti në moment mund të shpërthejë.  

“Ai nuk kanë luajtur për një kohë tani. Zhegrova po vjen nga një dëmtim i gjatë, ai është një lojtar… një fitil i gjallë. Kur të fillojë, mund të shpërthejë në çdo moment. Ai ka një talent të tillë sa nuk e di kurrë se çfarë do të nxjerrë. Do ta shikoja më shumë gjatë ndeshjes, pasi ende nuk është në formën më të mire”, ka theksuar Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu