
Nesër në mbrëmje, Juventusi do të dalë në fushë në transfertë për t’u përballur me Venezian. Ende nuk është e sigurt nëse bardhezinjtë do të luajnë sezonin e ardhshëm në Champions League, por me një fitore nesër do të bëhej realitet.
Në prag të kësaj sfide, trajneri i Juventusit, Igor Tudor doli në konferencë për shtyp për mediat. “Më lejoni së pari të përgëzoj Napolin, ata ishin më të mirët. Në një kampionat, ai që e meriton më shumë fiton gjithmonë, janë 38 ndeshje.
Nesër na nevojiten edhe mendja edhe zemra. Është një ndeshje e rëndësishme nga njëra anë, por nga ana tjetër duhet të përgatitet si të tjerat. Potenciali ynë është më i madh se ai që shihet.
E shikoni skuadrën e së ardhmes? Nuk shikoj asgjë. Vetëm lojtarët e sotëm, si janë, mendoj për takimin e duhur që duhet të kem nesër. Pastaj në orën 20:45 të mbrëmjes e gjithë jeta ime është aty, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, u shpreh Tudor.