Francesco Pio Esposito
Një përfaqësues i Arsenal ishte i pranishëm në "San Siro" për të ndjekur nga afër përballjen mes Inter dhe Juventus. Vëmendja kryesore ishte te talenti i ri zikaltër, Francesco Pio Esposito.
Sulmuesi i lindur në vitin 2005 konsiderohet një nga asetet më premtuese për të ardhmen e Interit. Drejtuesit kanë nisur procedurat për rinovimin e kontratës deri në vitin 2031, duke e parë si pjesë të projektit afatgjatë.
Interesimi i Arsenalit vlerësohet serioz dhe ndjekja e lojtarit ka qenë e vazhdueshme. Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtë, sidomos në një kohë kur ofertat nga klubet elitare evropiane po shtohen.
Poll
