Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Po bën namin në Francë, Igli Tare gati të realizojë transferimin e Doue

Shkruar nga NEWSPORT
Po bën namin në Francë, Igli Tare gati të realizojë
Igli Tare

Milani në “dirigjimin” e Drejtorit sportiv Igli Tare po formëson ekipin në vigjilje të sezonit të ri. Emri më i fundit në listën e kuqezinjëve është Doue. Nuk bëhet fjalë për yllin e PSG-së dhe Francës Desire Doue, por për vëllain e tij, Guela.

Mbrojtësi i djathtë është pjesë e Strasbourg dhe ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029. Ai zhvilloi sezon pozitiv me ekipin e tij dhe është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare e pëlqejnë shumë 22-vjeçarin dhe janë gati të bëjnë një sakrificë financiare për francezin. Sipas “L’Equipe”, Tare i ka “servirur” një propozim klubit të Strasbourg, 15 milionë euro. Tashmë “topi” ka kaluar në radhët e ekipin francez.         

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga