Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Përfundon gjyqi Boban-Milan, 'Kuqezinjtë' fitojnë çështjen dhe kroati humb milionat

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon gjyqi Boban-Milan, 'Kuqezinjtë' fitojnë
Boban, ish-futbollisti i Milanit

Boban i cili dikur ka mbajtur krenar ngjyrat e Milanit, tani duket se e ka harruar këtë pjesë. Kroati ka mosmarrëveshje të thella me klubin nga Milano dhe çështja në gjykatë duket se ka përfunduar.

Zvonimir Boban ka qenë shefi i klubit italian për 9 muaj dhe më pas u largua pa konsensus. Kjo ndodhi në vitin 2019 e më pas ish-futbollisti kroat vendosi të shkojë në sistemin e drejtësisë. Gjykata e Lartë e Italisë e dha vendimin e saj. Ish-lojtari i Milanit ishte ankuar për heqje të padrejtë nga puna.

Dëmshpërblimi aludohej të ishte diku tek 5 milion euro.

Prokuroria rrëzoi kërkesën e 56 vjeçarit. Dëmet materiale doli të ishin të pashkaktuara nga Milani dhe tani ballkanasi jo vetëm humbi milionat, por me shumë mundësi edhe respektin e skuadrës ku shkruajti emër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga