Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Penalltia e akorduar në sfidën Milan – Fiorentina, ish-arbitri italian paralajmëron: Do të ketë penalitete

Shkruar nga NEWSPORT
Penalltia e akorduar në sfidën Milan – Fiorentina, ish-arbitri
Momenti i penalltise

Milani arriti një fitore të vuajtur dhe me shumë polemika ndaj Fiorentinës. Ndeshja e luajtur në kuadër te javës së 7-të të Seria A, u mbyll me fitoren 2-1 të kuqezinjve, ku protagonist u bë portugezi Rafael Leao. 26- vjeçari shënoi një dopietë, në minutat 63 dhe 86, për të hedhur poshtë golin e Robin Gonsens për Fiorentinën.

Megjithatë pas ndeshjes ka pasur polemika të shumta në lidhje me arbitrimin dhe më saktë për 11-metërshin që iu dha Milanit në fundin e sfidës. Përveç skuadrës së Stefano Piolit dhe një nga ish-arbitrat kryesorë në Serie A si Gianlucha Roçhi ka dalë në një deklaratë ku ka folur për këtë rast.

Legjenda italiane është shprehur se një 11 metërsh i tillë nuk jepet as në ligat amatore dhe se për kryesorin e takimit, Marinellin dhe arbitrin e VAR-it, Abisso do të ketë penalitete, deri në pezullim për disa ndeshje.

“Ka vetëm një kontakt të lehtë të dorës së Parisi në fytyrën e Gimenez, që nuk justifikon penallti. Gabimi më i madh i atribuohet Abisso në VAR, i cili nuk duhej të thërriste arbitrin në "on-field revieë”, - shprehet një nga ikonat e arbitrimit në Serie A, për 11-metërshin e akorduar në këtë sfidë.

Megjithatë edhe pas këtyre polemikave Milani mori atë që kërkonte, 3 pikët dhe vendin e parë në ligën italiane, me 16 pikë, një më shumë se kundërshtari i tyre i përbetuar Interi.

Poll

Lexo gjithashtu