
Mund të themi se lojtari më produktiv me gola tek Juventusi në këtë fillim sezoni ka qenë i padëshiruari Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb ka realizuar dy gola në kampionat dhe dy në Champions League, ku bëri një paraqitje të çmendur përballë Dortmundit.
Edhe pse ka qenë një “rezervë” fantastike për Igor Tudorin, sulmuesi serb me shumë gjasa mund të largohet që në janar nga Torino. Vlahovic nuk po pranon ende të rinovojë kontratën që skadon në verën e vitit të ardhshëm, gjithashtu nuk dëshiron të ulë rrogën e tij prej 12 milionë eurosh në sezon.
Kjo ka bërë që Juventusi të shesë 25-vjeçarin që në merkaton e janarit. Siç raportojnë mediat italiane, Chelsea dhe Manchester United kanë shprehur interes për sulmuesin serb. Juventusi nuk pretendon të përfitojë një shumë të madhe, pasi kontrata e tij skadon pas më pak se një viti.