
Randal Kolo Muani
Juventusi po përpiqet të transferojë një qendërsulmues në këtë merkato verore, pasi Vlahovic është i prirur të largohet nga bardhezinjtë. Dëshira e këtyre të fundit është transferimi i Randal Kolo Muanit.
Por negociatat me Paris Saint Germain nuk janë aspak të lehta, pasi francezët kërkojnë të rikuperojnë shifrën e shpenzuar prej 95 milionë eurove kur e blenë. Së fundmi, është hapur mundësia për një huazim me detyrim blerjeje.
Siç raportojnë mediat italiane, PSG e ka ulur çmimin nga 50 milionë euro në 40 milionë euro për të transferuar Kolo Muanin në Torino. Ky i fundit e ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar te Juventusi.
Poll