Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nuk po i jep minutat e dëshiruara, Luciano Spalletti flet për Edon Zhegrovën: Do ta doja ta përdorja më shumë, por...

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk po i jep minutat e dëshiruara, Luciano Spalletti flet për Edon
Luciano Spalletti - Edon Zhegrova

Juventusi u mposht nga Napoli me shifrat 2-1. Një sfidë ku Luciano Spalletti sërish nuk e aktivizoi titullarë Edon Zhegrovën.

Italiani kishte rezervuar vetëm 8 minuta për të në kohën e rregullt dhe për këtë ka folur pas ndeshjesj. Spalletti ka theksuar se këtë javë ka patur disa shqetësime dhe ka qenë jashtë stërvitjes.

Ndër të tjera ka nënvizuar se i duhet kohë për të kapur ritmin e duhur dhe sigurisht që do ta përdorë sa të rifitojë formën fizike.

“Edoni po vjen nga një periudhë e gjatë mungese. Ai është një lojtar shkatërrues në 15 metrat e fundit, por këtë javë ka pasur shqetësime dhe ka qenë jashtë stërvitjes. I duhet kohë që të rikthehet në ritmin e duhur, do të doja ta përdorja më shumë, por ai duhet të rifitojë formën e tij fizike”, tha Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu