
Së bashku me Edon Zhegrovën, mbrmëjen e djeshme tek Juventusi u prezantua dhe Lois Openda. Sulmuesi i talentuar i kombëtares belge u bë pjesë e bardhezinjve si sulmuesi i radhës që i bashkohet ekipit.
Openda ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Juventusit, ku tregon se nuk ka vënë gjumë në sy. “Kur dëgjova se kisha shans për të ardhur këtu, nuk munda të flija. Jam shumë i lumtur dhe gati për këtë aventurë të re.
Të gjithë më pritën me ngrohtësi, si klubi ashtu edhe tifozët që nga aeroporti. Pikat e mia të forta janë fuqia dhe shpejtësia. Jam një lojtar i shpejtë dhe më pëlqen të shfrytëzoj hapësirat.
Do t’i vë të gjitha aftësitë e mia në punë për ekipin, duke shpresuar të shënoj. E njoh mjaft mirë futbollin italian dhe jam përballur me disa ekipe të Serie A. mezi pres të debutoj”, u shpreh Openda.