
Kolo Muani & Vlahovic
Me transferimin e Jonathan David, Juventusi e ka nxjerrë totalisht nga planet Dusan Vlahovicin. Sulmuesi serb pritet të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e verës pasi nuk pranon ulje rroge.
Nga ana tjetër “Zonja e Vjetër” po mendon të mbajë edhe sezonin e ardhshëm Randal Kolo Muanin. Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi i ka kërkuar PSG-së të huazojë edhe për një sezon sulmuesin francez.
Momentalisht kampionët e Europës nuk janë dakord për variantin e Juventusit, pasi duan ta shesin përfundimsiht. Për të lënë të lirë Kolo Muanin, PSG kërkon të paktën 60 milionë euro.
Poll