
Mark Iuliano nuk mbahet mend vetëm si trajneri i Partizanit, por edhe si një ish-lojtar shumë i njohur i Serie A. Ish-mbrojtësi i Juventusit ka dhënë së fundmi një intervistë për “Tuttosport” duke analizuar punën e ish-shokut të ekipit me Juventusin, Igor Tudorit.
“Nuk më pëlqeu Juventusi kundër Atalantës. Mendoj se gjendja fizike është një çështje që duhet marrë në konsideratë. Qëllimi i Tudor është t’u lejojë lojtarëve të marrin sa më shumë kohë. Ai bën shumë rotacione, shoh një skuadër shumë të lodhur, por mendoj se kjo është për shkak të ngarkesës së punës”, u shpreh Iuliano rreth Juventusit dhe Tudorit.
Më pas ish-trajneri i Partizanit ka folur dhe për ecurinë e Milanit me Allegrin. “E prisja që të bënte paraqitje të larta. E kisha menduar këtë pas humbjes me Cremonesen, e cila ishte e shëndetshme. Rabiot ndryshoi mesfushën e Allegrit, Max i dha atij një identitet. Milani tashmë është në garë për titullin kamipion", përfundoi Iuliano.