Nëse Milan ia del t’i fitojë dy ndeshjet e radhës do të kualifikohej në Champions League sezonin e ardhshëm. Kështu “flet” matematika për skuadrën e drejtuar nga Max Allegri, me këtë të fundit që beson shumë tek arritja e të vetmit objektiv që prej se kur startoi sezoni.
“Nëse shkojmë atje, do ta ndryshojë merkaton me 100 milionë euro”, tha Allegri, i cili po ashtu shprehu shqetësimin mbi dëmtimin e Luka Modric, për të cilin tha se njëri mes Jasharit dhe Ricit kanë shanset të mira për të marrë një vend titullari.
Sa i takon emrave të përmendur në takimet e fundit, tekniku livornez u tregua i rezervuar pa u ndalur në specifika.
“Vlerësuam sezonin me klubin dhe po shohim të ardhmen. Kemi hedhur themelet, por do të merremi pasi të mbarojë sezoni”, përmbylli Allegri.
Kujtojmë se përballja mes kuqezinjve dhe Sassuolos në transfertë do të nisë në orën 15:00.
