Atalanta - Genoa
Sfida mes Atalantës dhe Genoas, e vlefshme për javën e 35-të të Serie A, ka përfunduar në barazimin pa gola.
Edhe pse vendasit patën përqindjen më të madhe të topit dhe nuk i ndalën përpjekjet për t'iu afruar golit të fitores, Bergamaskët nuk qëlluan me fat duke u mjaftuar vetëm me një pikë në këtë përballje. Në këtë duel ishte titullar dhe Berat Gjimshiti, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë për t'i lënë vend Hien në minutën e 57-të.
Me këtë rezultat, Atalanta mban vendin e 7-të në klasifikim me 55 pikë, ndërsa Genoa qëndron në pozitën e 14-të me 40 pikë.
Poll
