
Cesc Fabregas
Mbrëmjen e djeshme, Simone Inzaghi u zyrtarizua si trajneri i Al Hilalit duke mbyllur një aventurë 4-vjeçare në stolin e Interit. Nga ana tjetër, zikaltrit janë në kërkim të zëvendësuesit të 49-vjeçarit.
Prej kohësh, thuhej se do të ishte Cesc Fabregas që do të merrte drejtimin e Interit, por jo. Presidenti i Comos ka deklaruar se ish-lojtari spanjoll do të vazhdojë të drejtojë liqenorët.
“Ne ia komunikuam refuzimin tonë presidentit Marotta, i cili e pranoi atë me mirësjelljen dhe qartësinë e pritur midis klubeve që kanë respekt të ndërsjellë”, u shpreh presidenti i Comos, duke hedhur poshtë kategorikisht largimin e Fabregas.
Poll