Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Nuk do të luaj kundër Interit”, Zhegrova prezantohet te Juventusi: I jam shumë mirënjohës Ramës, unë përfaqësoj të gjithë shqiptarët

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk do të luaj kundër Interit”, Zhegrova prezantohet te
Edon Zhegrova & Edi Rama

Në prag të sfidës me Interin, Edon Zhegrova ka bërë prezantimin e tij për mediat si lojtari më i ri i Juventusit. Sulmuesi shqiptar ka treguar se çfarë e bëri të zgjidhte bardhezinjtë, duke mos harruar gjithashtu dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

A do t’ia dhuroni fanellën tuaj kryeministrit të Shqipërisë?

Patjetër, dhe i jam shumë mirënjohës Edi Ramës. Unë përfaqësoj të gjithë shqiptarët.

Kalimi yt te Juventusi?

Jam shumë i kënaqur me këto ditë të para dhe jam mirëpritur nga të gjithë. Klubi më bindi të bashkohesha me ta. Gjithmonë kam dashur të bashkohem me një skuadër të madhe. E njoh mirë Jonathan David dhe cilësia e tij gjithashtu më bëri të zgjedh Juventusin.

A do të luaj kundër Interit?

Fola me trajnerin dhe nuk do të luaj ende sepse më duhet të punoj. Do të mbështes ekipin në këtë takim.”, u shpreh Zhegrova.

Poll

Lexo gjithashtu