
Interi po përjeton një merkato që nuk do të jetë një verë revolucionare, por një ripërtëritjeje të sigurt, po. Nëse blloku i titullarëve mbetet i pandryshuar, klubi po bën një përpjekje të madhe, veçanërisht në linjat e dyta. Sidomos në sulm, ku u larguan Correa dhe Arnautovic dhe tani drejtuesit po punojnë për t'i dhënë Chivu-së një ose dy përforcime të rëndësishme pas Lautaro dhe Thuram.
Ndër emrat që duket se vlerësohen nga zikaltërit, përveç atij të Ange-Yoan Bonny të Parmës, është edhe Rasmus Hojlund i Manchester United. I pyetur për këta dy emra, Presidenti Giuseppe Marotta deklaroi për “TMW”:
"Ne kemi punuar, në veçanti Ausilio dhe Baçin, për muaj të tërë mbi atë që mund të jenë ndryshime të mundshme, ne e dimë se departamenti ofensiv është ai që është objekt i vëmendjes më të madhe. Emrat që keni bërë mund të përfshihen në një listë me emra të tjerë që do të jenë objekt hetimi dhe negociatash të mundshme”.