
Ditën e sotme, Damien Comolli është prezantuar si drejtori i ri i përgjithshëm i Juventusit. 52-vjeçari francez ka folur për tema kyçe si qëndrimi i Igor Tudor në stolin e bardhezinjve dhe për të ardhmen e Randal Kolo Muanit.
“Është një privilegj për mua të jem drejtori i përgjithshëm i Juventusit. U rrita duke parë këtë klub, veçanërisht për lojtarët që kanë shkëlqyer këtu. Juventusi ka qenë gjithmonë një model.
Dua të konfirmoj se Igor Tudor do të jetë trajneri ynë për sezonin e ardhshëm. Ia kam bërë të qartë këtë tashmë atij dhe po punojmë së bashku. Jemi një klub i shkëlqyer dhe ka shumë spekulime, por dua të përsëris se Tudor do të mbetet trajneri i Juventusit.
E ardhmja e Kolo Muani? Jam i lumtur të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me PSG-nmë për zgjatjen e huazimit të Kolo Muani. Fola me sulmuesin pas ndeshjes kundër Spanjës, ai vendosi që donte të luante në Kupën e Botës me Juventusin dhe do të qëndrojë.
Tashmë jemi optimistë për arritjen e një marrëveshjeje për një huazim edhe për të gjithë sezonin e ardhshëm. PSG nuk i ka mbyllur dyert, Kolo Muani dëshiron të qëndrojë me ne”, u shpreh Comolli.