
Dita e sotme është tepër e veçantë në kampin e Interit. Ish-presidenti legjendar i klubit zikaltër, Massimo Moratti feston sot ditëlindjen e tij të 80-të, pak javë përpara finales së madhe të Champions League ndaj PSG.
Në një postim në faqen zyrtare, Interi i ka bërë një urim të veçantë ish-presidentit. “80 vite pasion për ngjyrat zikaltër. Gëzuar ditëlindjen Massimo Moratti!”, shkruan ekipi i Milanos në rrjetet sociale.
Nga viti 2006 deri në vitin 2013, Massimo Moratti ishte presidenti i Interit. Në këto vite, klubi zikaltër arriti të fitojë 5 kampionate të Italisë, 4 Kupa, 3 Superkupa të Italisë, një UEFA Cup, një Champions League dhe një Kupë Bote për Klube.
80 anni di passione nerazzurra ????????
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 16, 2025
Buon compleanno a Massimo Moratti! ????