Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Në “skenë” del Napoli, sulmuesi pranë rikthimit në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Në “skenë” del Napoli, sulmuesi pranë
Lorenzo Insighe, Ciro Immobile dhe Federico Chiesa

Federico Chiesa me shumë mundësi do të rikthehet në Itali. Sulmuesi italian nuk ka gjetur veten te Liverpool dhe vetëm pas një sezoni, kërkon rikthimin në Serie A, gjë që do të ndodhë në merkaton e verës.

Napoli është ekipi që ka “shënjestruar” 27-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit. Chiesa ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2028, por kjo marrëveshje pritet të prishet, që italiani të rikthehet në vendlindje.

Kujtojmë se sulmuesi “axurr” ka luajtur me Liverpool vetëm 13 ndeshje përgjatë këtij sezoni, me një total prej 403 minutash. Chiesa ia ka dalë që të shënojë dy gola dhe të asistojë në dy të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga