
Marash Kumbulla dhe Mario Mitaj
Mario Mitaj vazhdon që të jetë në “radarët” e Juventusit. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, është ende një opsion për ekipin bardhezi, por së fundmi i është shtuar një rival.
Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur të mendojnë për krahun e majtë të mbrojtjes. Deri më tani, dy janë emrat konkretë për atë rol, ku Mario Mitajt i është bashkangjitur Fran Garcia.
Ky i fundit momentalisht është pjesë e Real Madrid, por jo si zgjedhje e parë. Në këto kushte, me shumë mundësi Garcia do të largohet nga “Los Blancos”. Vlen të përmendet se një tjetër opsion për Juventusin është edhe lojtari i Lazios, Nuno Tavares.2
Poll