
Roma shikon drejt së ardhmes dhe planifikon lëvizjet e para për sezonin 2025-2026. Një nga emrat më të kërkuar në listën e menaxhmentit të romakëve është ai i Davide Frattesit , mesfushorit të Interit, i cili ishte tashmë në “shënjestër” të tyre gjatë sezonit të kaluar të transferimeve.
Sipas “Sky Sport”, lojtari i lindur në vitin 1999 mbetet një objektiv konkret për klubin nga kryeqyteti. Le të kujtojmë se Frattesi u rrit në ekipin e të rinjve të Romës, përpara se të shitej në vitin 2017.
Megjithatë, Roma nuk është e vetmja në ndjekje të ish-lojtarit të Sassuolos. Juventus, Napoli dhe Atletico Madrid po e monitorojnë nga afër situatën. Konkurrenca është e fortë, por kryeqytetasit e Italisë janë gati të luajnë kartat e tyre për të provuar.