
Ardon Jashari
Ardon Jashari do të mungojë në takimin e nesërm mes Milanit dhe Leçes të vlefshëm për javën e dytë të Serie A. Këtë e konfirmoi sot trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri në konferencë për shtyp.
Gjithashtu, mesfushori shqiptar do të humbasë duelin kundër Kosovës me kombëtaren e Zvicrës. Në Itali tashmë kanë bërë të sigurt dhe kohën që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës Ardon Jashari.
Mesfushori 23-vjeçar pritet të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën disa muaj, duke ngritur alarm në kampin e Milanit. Dëmtimi i Jasharit ka bërë që Milani të ndalë negociatat për shitjen e Yunus Musah.
Poll