Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Nga Brighton te Milan, Igli Tare projekton "GODITJEN" e radhës në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Brighton te Milan, Igli Tare projekton "GODITJEN" e radhës
Pervis Estupinan

Pervis Estupinan me shumë mundësi do të largohet nga Brighton këtë merkato verore. Mbrojtësi 27-vjeçar i krahut të majtë, po mendon kalimin te Milan, të cilët kanë shfaqur interes serioz.

Agjenti i futbollistit ekuadorion, Jorge Mendes ka pasur kontakt direkt me drejtuesit e kuqezinjve dhe Igli Tare, me këtë të fundit që mesa duket po “projekton” afrimin e radhës. Estupinan duket i gatshëm për të kaluar në “San Siro”, teksa mbetet vetëm dakordësimi mes dy klubeve.

All - Paragraf - 3

27-vjeçari shihet si pasuesi ideal i Theo Hernandez, i cili u largua nga Milan për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite. Ndërkohë që për shërbimet e Estupinan, Milan pritet të shpenzojnë rreth 20 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7