
Marcus Thuram
Fundi i sezonit të kaluar dhe paraqitjet jo të kënaqshme në Botërorin e Klubeve, kishin vënë në diskutim të ardhmen e Marcus Thuram me Interin. Në Appiano kanë marrë një vendim për sulmuesin francez.
Siç raportojnë mediat italiane, qëndrimi i Interit vijon të jetë i njëjtë kundrejt Thuramit. Zikaltrit e konsiderojnë sulmuesin francez si pikë kyçe të projektit të ri të trajnerit Chivu.
Tekniku i ri i emëruar në krye të Interit nuk e ka ndërmend të lërë Thuramin të largohet. Interi do të ulej në tryezën e bisedimeve vetëm në rast të ofertave më të larta se 90 milionë euro.
Poll