
Kapiteni i Juventusit, Danilo
Duke parë se këtë sezon nën urdhrat e Thiago Mottës nuk është në projektin afatgjatë të klubit, Danilo Luiz Da Silva është vetëm një hap larg lamtumirës me Juventusin.
Mbrojtësit 33-vjeçar që i skadon kontrata në fund të sezonit, pritet të largohet që në janar nga bardhezinjtë. Klubi i ardhshëm i Danilos me shumë gjasa do të jetë Napoli, rivali i Juventusit.
Mbrojtësi brazilian tashmë ka dhënë aprovimin për t’iu bashkuar ekipit të Antonio Contes. Danilo dëshiron të ndërpresë kontratën me “zonjën e vjetër” që tani pa kërkuar as dëmshpërblim nga klubi.
Poll