Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ndeshja ndaj Venezias i vlen Juventusit plot 90 milionë euro, bardhezinjtë luajnë të dielën ndeshjen e “jetës”

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja ndaj Venezias i vlen Juventusit plot 90 milionë euro,
Juventus

Të dielën në orën 20:45, Juventusi do të udhëtojë drejt Venezias për të zhvilluar javën e fundit të Serie A. Në ndeshjen e fundit të kampionatit italian, do të vendoset nëse Juventusi do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League ose jo.

Bardhezinjve i nevojiten patjetër tre pikët në Venezia, pasi Roma e një vendi më poshtë është një pikë larg dhe e kërcënon ndjeshëm. Nga ana tjetër, Venezia kërkon të pamundurën ndaj Juventusit për të siguruar qëndrimin në Serie A, i cili nuk është i sigurt.

Por, duke parë nga ana monetare, “Zonja e Vjetër” do të japë gjithçka ndaj miqve të dielën. Siç raporton “Corriere dello Sport”, në rast kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm, Juventusi do të fitonte të paktën 90 milionë euro.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga